Ish-kitaristi i grupit “Oasis”, Paul Arthurs është tërhequr nga koncertet e ardhshme pasi u diagnostikua me kancer në bajame.
Në një postim në Twitter, muzikanti i cili ndryshe njihet edhe si Bonehead, u tha fansave se do të pauzojë për një kohë. Ai nuk do të mund të marrë pjesë në koncerte me Liam Gallagher, të cilat u planifikuan për këtë verë.
Arthurs bashkëthemeloi “Oasis” dhe luajti në disa nga albumet më të mëdha të grupit, përfshirë edhe albumin debutues “Definitely Maybe”.
Arthurs u largua nga grupi “Oasis” në vitin 1999, por vitet e fundit filloi të bashkëpunonte me Gallagher në projekte të tjera./UBTNews/