UBT News

Irritohen pushuesit në Durrës, publikohen foto të shkrimeve ku shahet Kosova

Imazhe aspak të mira kanë ardhur nga Durrësi, ku aty në një hapësirë të plazhit është shkruar ‘F*ck Kosova’.

Durrësi e qytetet tjera që kanë plazh janë më të frekuentuara nga kosovarët, ku brenda sezonit veror qindra mijëra kosovarë shkojnë atje.

Së fundi imazhe jo të mira vijnë nga Durrësi. Një lexues i Gazeta Metros ka dërguar dy fotografi ku shihet se në një hapësirë të plazhit në Durrës është shkruar ‘F*ck Kosova’.

Lexuesi ka pohuar se fotografitë janë bërë me datë 13 qershor.

“Kjo është për me u çmend njeri, kur dihet se shumica e kosovarëve kanë pushu dhe pushojnë në Durrës. Këto fotografi janë bërë te Rrota e kuqe apo hotel Drenica”, ka thënë ky lexues.

Exit mobile version