UBT News

Investimet turke në Shqipëri u rritën me 15% gjatë 3-mujorit të parë

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë në këtë fillim viti, investimet e huaja turke në Shqipëri arritën vlerën e 23 milionë eurove. Ndërkohë flukset më të larta u regjistruan në  në fund të vitit 2020, ku investimet turke arritën në vlerën 94 milionë euro.

Sektorët potencial ku dominojnë investitorët turq janë sistemi financiar (banka), industri e rëndë (nxjerrja dhe përpunimi i çeliku), sektori i ndërtimit por edhe në energjetikë.

Sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqendruar në disa kompani të mëdha të sektorëve strategjikë, si Banka Kombëtare Tregtare, Albtelecom, Kurum, Limak apo Ayen AS Energji

Turqia është një vend partner i rëndësishëm tregtar ekonomik me Shqipërinë. Gjatë vitit 2020 shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë u rritën në mbi 55 miliardë lekë.

Ndërkohë, bashkëpunimi tregtar me Turqinë zë 6.8 % të gjithë vëllimit tregtar që zhvillon Shqipëria me vende të ndryshme të botës.

Exit mobile version