Sot u mbajt ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, me ç’rast u tha se kjo qendër e paraqet angazhimin, arritjen dhe përkushtimin e mundësinë domethënëse në këtë rrugëtim.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se përderisa teknologjia vazhdon të përparojë, hendeku i aftësive në fushën e sigurisë kibernetike shkon duke u zgjeruar.
“Epoka digjitale ka sjell mundësi të përparësi por edhe sfida të mëdha për të gjithë njerizimin. Nga sulmet kibernetike të sponzorizuara nga shtetet jodemokratike, bota ballafaqohet me situata të cilat kanë ndikim të ekonomisë të shteteve që cenojnë proceset demokratike dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe përderisa teknologjia vazhdon të përparojë, hendeku i aftësive në fushën e sigurisë kibernetike shkon duke u zgjeruar. Trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve dhe preferuesve të teknologjisë është rruga e vetme për kapërcimin e këtij hendeku, në mënyrë që ata të pajisen me njohurit dhe mjetet që ju nevojiten për të mbrojtur në mënyrë efektive nga kërcënimet kibernetike… Inaugurimi i qendrës shtetërore të trajnimeve për siguri kibernetike parqet një angazhim e përkushtim dhe një rritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim. Viti i kaluar ka qenë vit i progresit në zhvillimin e shumë iniciativave dhe politikave tona në fushën e sigurisë kibernetike. Në shkurt e miratuam Ligjin për sigurinë kibernetike që krijon bazën për sigurinë kibernetike në Republikën e Kosovës, ligji parasheh themelimin e institucioneve kyçe shtetërore përgjegjëse për këtë fushë, përcaktimin e obligimeve për kriteret e infrastrukturës kinetike dhe definimin e procedurave për menaxhimin e incidenteve kibernetike”, tha Kurti.
E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se kjo qendër ishte prioritet kryesor i dikasterit që e udhëheq, derisa shtoi se e njëjta do të ofrojë trajnime me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet në fushën e sigurisë kibernetike.
“Është kënaqësi që sot jemi mbledhur këtu për ta inauguruar qendrën shtetërore trajnuese për siguri kibernetike, duke marrë parasysh që viteve të fundit strategjia e luftës dhe interesimi në shtetet me qëllim të stabilizimit ka ndërruar dukshëm duke u bërë më dehibride se kurrë, sulmet kibernetike janë çdoherë më të shpeshta, komfort këtyre rrethanave edhe Ministria e Mbrojtjes është duke zhvilluar politikat e saj dhe krijimi i kësaj qendre ka qenë ndër prioritetet kryesore për këtë vit. Synimi ynë është që përmes kësaj qendre të trajnojmë institucionet e sigurisë t’i bëjnë ballë çdo sulmi të kësaj natyre, qendra shtetërore trajnuese për siguri kibernetike do të ofrojë trajnime me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet në fushën e sigurisë kibernetike, të përmirësojë aftësitë profesionale dhe të ndihmojë në ngritjen e niveleve të sigurisë kibernetike të institucioneve qeveritare, operatoreve të shërbimeve esenciale dhe ofruesve të shërbimeve digjitale për të arritur kapacitetin për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend”, tha Maqedonci.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.