Eliminimi dramatik i Portugalisë në minutën e 90-të nga Spanja nuk solli vetëm biletën e çerekfinales për spanjollët, por edhe mbylljen e përlotur të një epoke të jashtëzakonshme.
Menjëherë pas vërshëllimës së fundit në Arlington të Teksasit, superylli Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot, i vetëdijshëm se kjo humbje 1:0 shënon fundin e rrugëtimit të tij në Kupën e Botës.
Ndonëse ky Botëror i gjashtë — i cili pritet të jetë edhe i fundit për të siç kishte paralajmëruar para turneut — u mbyll me eliminim të parakohshëm, Ronaldo largohet me kokën lart duke thyer sërish rekorde historike në skenën botërore.
Megjithatë, as pritjet e Diogo Costas dhe as tentativat e fuqishme të vetë Ronaldos në pjesën e parë nuk mjaftuan për të ndalur golin e Mikel Merinos në sekondat e fundit, duke lënë portugezët pa trofeun e madh dhe kapitenin e tyre në lot përpara miliona fansave. /E.A/
