UBT News

Iggy Azalea e mohon se karriera e saj në muzikë ka mbaruar

Reperja e njohur australiane, Iggy Azalea, njoftoi në Twitter se ajo po rikthehej në industrinë e muzikës.

“Një vit më parë isha e gatshme të largohesha nga muzika sepse isha e lodhur nga energjia negative që tërhiqte”, shkroi reperja në Twitter.

“Por ajo që kam mësuar është se edhe kur e kam mendjen në biznesin tim, të gjithë do të jeni negativ DHE fyes. Kështu që nëse unë nuk mund të kem paqe, as ju nuk mundeni. Unë do të kthehem. Qani nëse dëshironi”.

Në vitin 2021 Azalea publikoi albumin e saj – të fundit deri më sot – “The End of an Era”. Në atë kohë, Azalea u tha fansave të saj se pas publikimit të albumit, asaj “do t’i duheshin disa vite për t’u fokusuar në projekte të tjera krijuese dhe gjëra që unë ndihem e pasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës”.

Deri më sot, artistja e njohur ka publikuar katër albume. /UBTNews/

Exit mobile version