UBT News

Icardi pranë rikthimit në Serie A, por jo te Interi

Mauro Icardi mund të rikthehet sërish në Milano. Këtë herë jo te Interi, por te rivalët e Milanit. Tani për tani, ky transferim është vetëm një hipotezë, por asgjë nuk është e pamundur, duke parë situatën.

Për Milanin lind problemi i zëvendësimit të “numrit 9”. Sesko, David dhe Zirkzee janë në krye të preferencave, por ato kushtojnë shumë dhe për t’i sjellë në Serinë A duhet mposhtur konkurrenca e fortë.

Nga ana tjetër, Icardi në moshën 31-vjeçare do të mbërrinte për një kosto më të ulët. Madje për t’u rikthyer në Milano, ai mund të ulë edhe kërkesat për pagën, që aktualisht te Galatasaray arrin në shifren e 10 milionë eurove.

Milani mendon për këtë dhe po vlerëson lëvizjen, por është ende herët për të planifikuar sezonin e ardhshëm dhe strategjitë e transferimit do të vendosen në marrëveshje me trajnerin./UBTNews/

Exit mobile version