E veja e të ndjerit Kobe Bryant mori 16 milionë dollarë dëmshpërblim pasi disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj në rrjet filluan të shpërndahen fotografi nga rrëzimi i helikopterit, ku mbetën të vdekur ylli i basketbollit amerikan dhe vajza e tij në vitin 2020.
Vanessa Bryant, 40-vjeçare, tha se ka pësuar sulme paniku pasi kuptoi se fotografitë ishin marrë nga policia dhe zjarrfikësit.
Një juri federale njoftoi se qarku duhet t’i japë dëmshpërblim të vejës së Kobe Bryant për shqetësimin emocional.
Kobe Bryant, vajza e tyre Gianna dhe gjashtë miq të familjes vdiqën në janar të vitit 2020 kur u rrëzua helikopteri në Kaliforni.
Në një raportim të Los Angeles Times thuhej se punonjësit e qarkut kanë realizuar foto në vendin e përplasjes dhe i kanë shpërndarë./UBTNews/