Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID në Maqedoninë e Veriut. Këto masa, ndër të tjerash, përfshijnë lejimin e heqjes së maskës në ambientet e hapura, grupimin e më shumë njerëzve, si dhe lejmin e dasmave. Megjithatë, ora policore, do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme.
Me vendimin e fundit, në Maqedoninë e Veriut do të lejohet edhe publiku në ngjarjet sportive, ku mund të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të përgjithshëm.
Një vendim i tillë është marrë pas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, pas rënies së numrit të rasteve aktive me COVID në këtë shtet. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se qytetarët, të cilët nuk zbatojnë masat që mbesin në fuqi, do të gjobiten.