A i mendojmë si më tërheqës njerëzit të cilët janë më të zgjuar në një takim (date)? Një hipotezë e tillë u testua në një studim të ri të psikologjisë evolucionare, tani i botuar në revistën shkencore Evolution and Human Behavior (Driebe et al., 2021). Shkencëtarët analizuan të dhënat nga dy studime për të vlerësuar nëse inteligjenca e matur objektivisht po perceptohet si (më) tërheqëse në një takim.
Në studimin e parë, studiuesit testuan inteligjencën në 88 burra. Pastaj, regjistruan video të shkurtra të këtyre burrave dhe ua treguan ato 179 grave, që vlerësuan secilin burrë në lidhje me inteligjencën, zbavitjen, tërheqjen fizike, kiminë mes tyre etj.
Rezultatet ishin mjaft befasuese. Sipas testit të inteligjencës, burrat objektivisht më inteligjentë në të vërtetë u përzgjodhën më pak sesa ata më inteligjentë, sipas treguesve. Ndërkohë, të qenit i perceptuar si inteligjent u shoqërua me një përzgjedhje më të lartë, pavarësisht inteligjencës aktuale/ të vërtetë. Ata që u përzgjodhën si “njerëz me humor” – u përzgjodhën gjithashtu më shumë.
Sidoqoftë, duke qenë se të dhënat mbetën të vogla në numër dhe analiza nuk ishte tërësishte e plotë, studiuesit kryen një eksperiment në dytë me 729 pjesëmarrës, që morën pjesë në disa seanca 3-minutëshe dating.
Inteligjenca e tyre ishte e matur objektivisht, e krahasueshme me eksperimentin 1. U vlerësua inteligjenca, të qenit zbavitës dhe tërheqës si një partner potencial. Ashtu si në eksperimentin e parë, njerëzit e perceptuar si më inteligjentë dhe më gazmorë u vlerësuan më shumë, por inteligjenca e matur *objektivisht* nuk u lidh me një përzgjedhje më të lartë si për burrat, edhe për gratë. Thënë kjo ne mund t’i perceptojmë njerëzit si më inteligjentë seç janë dhe mos t’i shohim njerëzit e zgjuar, për aq të zgjuar sa janë në të vërtetë.
Ç’do të thotë kjo për takimet?
Përfundimisht, inteligjenca e matur objektivisht nuk lidhet me një tërheqje më të madhe. Gjetjet e studimeve tregojnë se të jesh “me humor”, karizmatik cilësohet më e rëndësishme sesa të jesh i zgjuar.
Në mënyrë të veçantë, të qenit i perceptuar si gazmor është më i rëndësishëm për të qenë një partner potencial tërheqës sesa të jesh shumë inteligjent. Për më tepër, të qenit i perceptuar si i zgjuar ishte më e rëndësishme për kiminë mes dy palësh sesa inteligjenca e matur objektivisht. Ky është një dallim i rëndësishëm, pasi sugjeron që menaxhimi i mirë i përshtypjeve (të para) mund të jetë më i rëndësishëm sesa vetë inteligjenca aktuale.
Burimi: Psycholog Today