UBT News

Humbi gruan në aksidentin me Kobe Bryant, burri i vejë emocionon me performancën në “America’s Got Talent”

Burri i vejë i trajneres së basketbollit, që vdiq pas përplasjes së helikopterit, ku mbetën të vdekur edhe Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna, përkujtoi gruan e tij të ndjerë me një performancë emocionuse në “America’s Got Talent”.

Matt Mauser, 51-vjeçar nga Kalifornia, u shfaq të martën mbrëma në “America’s Got Talent”. Ai mahniti jurinë me interpretimin e këngës “Against All Odds”, hit i Phil Collins.

Para performancës së tij, Matt – përkujtoi gruan e tij të ndjerë, duke e përshkruar si një “grua të fuqishme dhe modeste” dhe tha se ajo ishte “përkrahësja e tij më e madhe”.

Christina, e cila ishte ndihmëstrajnere basketbolli në shkollën Newport Beach, ku Gianna ishte studente, vdiq së bashku me Kobe, vajzën e tij Gianna dhe gjashtë persona të tjerë që ishin në bordin e helikopterit, pas përplasjes së helikopterit më 26 janar 2020.

Matt filloi të qante kur i tregoi jurisë për humbjen e gruas së tij.

“Më 26 janar 2020, unë humba gruan pas përplasjes së helikopterit ku ishte edhe Kobe Bryant”, deklaroi ai.

Matt tregoi se ata ishin njoftuar në vitin 2004, kur ky po performonte në një lokal.

“Unë i kërkova të dilnim, dolëm me veturën time dhe biseduam rreth muzikës. Ishte modeste, e fuqishme, krijesë e bukur. Nëna ime më tha, “Nëse nuk martohesh me këtë vajzë, je budalla”. Ne ishim të martuar për 15 vjet, kishim tre fëmijë të bukur. Jeta jonë ishte e mbushur me dashuri”, deklaroi ai.

“Të dua”, ishin fjalët e saj të fundit që ia tha atij./UBTNews

Exit mobile version