Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka lansuar këngën e saj të re “Houdini”, këngë kjo e bashkëprodhuar nga Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tame Impala.
Në krye të prodhimit qëndron Kevin Parker, ndërsa Caroline Ailin e cila shkroi hitin “New Rules” dhe këngën e saj e njohur “Dance the Night” për filmin Barbie, punoi përsëri me Duan për këngën “Houdini”.
Siç përshkruhet në një deklaratë për shtyp, “Houdini” është “fillimi i një kapitulli të ri” për Dua Lipën, shkruan UBT News.
“Kjo këngë përfaqëson pjesët më të lehta dhe çliruese të këngës sime”, tha Dua. “Houdini eksploron idenë nëse dikush ia vlen vërtet kohën time apo nëse do të largohem në fund. Asnjëherë nuk e dini se ku mund t’ju çojë diçka, kjo është bukuria e të qenit i hapur ndaj çdo gjëje që ju sjell jeta. Mezi pres të ndaj atë ndjenjë lumturie sfiduese me fansat e mi”.
Sipas disa raporteve, albumi i Dua Lipës pritet të mbërrijë në vitin 2024.
“Houdini” shënon rikthimin e Lipës në muzikë pas lansimit të “Future Nostalgia”, në vitin 2020./UBTNews/