Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në promovimin e kompletit të veprave të Profesor Anton Çettës.
Kryeministri Hoti i përgëzoi hulumtuesit me punën e të cilëve është bërë realitet ky botim për personalitetin, ndër më të mëdhenjtë të historisë tonë, me emrin e të cilit identifikohen epokat, Profesorin Anton Çetta.
“Në fushën e tij, bashkë me veprimtarin në hulumtimet në Institutin Albanologjik, në ditët e para me Presidentin Rugova, ai në fushën e politikës e ky në fushën e pajtimit të gjaqeve vërtet kanë bërë historinë moderne të Kosovës”, u shpreh Hoti.
Shefi i Qeverisë ndërkohë ka vizituar edhe ekspozitën që përmbante libra dhe artikuj për Anton Çettën./UBTNews