UBT News

Holanda investitori më i madh në Shqipëri me 40 milionë euro

Vlera më e madhe e investimeve holandeze është adresuar kryesisht në sektorin e energjetikës ku spikatin financimet në HEC-et e Banjës dhe të Moglicës, të ndërtuara në kaskadën e lumit Devoll.

Ndërkohë që një ndër kompanitë më të rëndësishme holandeze, e pranishme në Shqipëri është “Shell”.

Zbulimi i kompanisë “Shell” në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, Fier, synon të garantojë një fluks investimesh dhe të ardhurash të rëndësishme për vendin.

Ndërsa kompanitë Stakraft apo Vodafone Group, zotërojnë investimet e tyre në Shqipëri nëpërmjet ndërmarrjeve të regjistruara në Holandë.

BSH-ja bën të ditur se, Shqipëria tërhoqi në total 229 milionë euro investime të huaja në tremujorin e parë të vitit 2021.

Exit mobile version