Adele është e lumtur dhe e dashuruar!
Këngëtarja britanike foli rreth lidhjes me agjentin sportiv, Rich Paul, gjatë një interviste me Oprah Winfrey.
Ndonëse çifti u takua para disa vitesh në një festë ditëlindjeje, ajo deklaroi se Rich nuk e bëri hapin deri në fillim të vitit 2021, kur e ftoi për “takim pune”.
“Për çka takim pune?”, ishte reagimi i këngëtares, e cila më tej tha se ishte hera e parë që dolën vetëm ata dy.
Sipas yllit britanik, ky ishte fillimi i romancës së tyre. Adele është qartazi e mahnitur nga burri siç e përshkruan ajo “qesharak”, “shumë qesharak” dhe “shumë shumë i mençur”. Dhe Adele e admiron sensin e tij të biznesit si agjent i sportistëve superyje, si miku i tij LeBron James.

Adele foli shumë mirë për ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki, me të cilin ka djalin e saj 9-vjeçar Angelo, por me Paul tha se ishte hera e parë që ajo “e do veten e saj dhe ishte e hapur për të dashur dhe për t’u dashur nga dikush tjetër”./UBTNews