Diçka e pazakontë po ndodh në qytetin e Përrenjasit prej dy ditësh. Shumë njerëz, fëmijë e të rritur kanë mbushur spitalin e qytetit, duke pasur të njëjtat simptoma, të vjella dhe diarre.
Jo vetëm qytetarët e Përrenjasit, por edhe ata të fshatit Rrajcë janë paraqitur në spital për të marrë trajtim.
Banorët u shprehen për dritare.net se dyshojnë se shkak për helmimin e tyre është uji i pijshëm.
Ata kërkojnë që të gjendet sa më shpejt çfarë e ka shkaktuar helmimin e tyre.