Ylli Harry Styles shtyu edhe disa koncerte të tjera përveç atij të 4 nëntorit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai është i sëmurë me grip.
Gjatë fundjavës, Styles lëshoi një deklaratë në rrjetet sociale në lidhje me gjendjen e tij.
“Në fund të spektaklit të mërkurën fillova të ndihesha i sëmurë dhe që atëherë kam qenë në shtrat me grip”, shkroi Styles në Instagram.
“Love on Tour” po mbahet aktualisht në Los Angeles./UBTNews/