Harry Styles po planifikon që në befasi ta publikojë një album për fansat e tij. 27-vjeçari tashmë i ka publikuar dy solo albume, “Harry Styes” i lansuar në vitin 2017 dhe “Fine Line” më 2019, dhe tani do të sjellë edhe albumin e tretë për fansat.
Një burim i tha gazetës “The Sun” se Harry filloi të punonte për këtë album në fillim të vitit 2020 dhe kishte shkruar disa këngë para se të shpërthente pandemia.
Aktualisht është i zënë me përgatitjet rreth 39 koncerteve në kuadër të turneut “Love on Tour”, meqë u shtyen për shkak të pandemisë. Krahas karrierës muzikore, Harry i cili e shënoi debutimin si akor me një rol të vogël në filmin e regjisorit Christopher Nolan, “Dunkirk”, po ashtu është mjaft i zënë edhe me projektet kinematografike./UBTNews