UBT News

Harry Styles fitoi katër çmime në Brit Awards

Ish-ylli i “One Direction”, Harry Styles, fitoi katër çmime në ceremoninë Brit Awards në O2 Arena të Londrës.

29-vjeçari mori katër nga çmimet kryesore në Brits të shtunën mbrëma. Ai u nominua në katër kategori dhe i fitoi të gjitha.

Pas suksesit të tij në Grammy të javës së kaluar në Los Angeles, ylli britanik i popit fitoi çmimet ‘Pop/RnB Act’, ‘Kënga e Vitit’ për ‘As It Was’, ‘Albumi i Vitit’ për ‘Harry’s House’ dhe çmimin ‘Artisti i Vitit’.

Harry falënderoi nënën e tij: “Që më regjistroi në X Factor pa më pyetur, kështu që fjalë për fjalë nuk do të isha këtu pa ty”.

Ai falënderoi edhe ish-bashkëpunëtorët e tij të grupit, Zayn Malik, Niall Horan, Liam Payne dhe Louis Tomlinson, pa të cilët tha se nuk do të ishte këtu./UBTNews/

Exit mobile version