Një koleksion me mbi 50 piktura të artistit dhe pegagogut Nusret Salihamixhiqi po prezantohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Ekspozita “Loja” e kuruar nga Jakup Ferri u hap mbrëmë ndërsa sjell punën shumëvjeçare të pionerit të artit modern të Kosovës në etapa të ndryshme të jetës, veprimtarinë e tij që ka lënë gjurmë e trashëgimi në fushën e artit.
Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të shumta të jetës politike e kulturore, ndër ta Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, akademik Rexhep Ferri, familjarë të artistit Salihamixhiqi, drejtuesja e projektit, Dhurata Ramosaj-Shala dhe personalitete tjera nga jeta publike.
Piktori Salihamixhiqi ishte një artist i veçantë dhe i guximshëm që me veprat e tij ka kontribuar shumë në artin pamor të Kosovës.
Ekspozitën “Loja” mund ta vizitoni deri më 26 korrik 2022 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.