UBT News

Hannah Waddingham në mesin e nikoqirëve të Eurovisionit

Nikoqirët e edicionit të sivjetshëm të Eurovisionit janë bërë të ditur nga BBC, dhe në mesin e tyre është edhe Hannah Waddingham, ylli i komedisë “Ted Lasso”. Ajo do të prezantojë së bashku me Alesha Dixon dhe këngëtaren ukrainase, Julia Sanina. Po ashtu atyre do t’iu bashkohet edhe Graham Norton.

“Ka diçka vërtet të veçantë në Eurovision”, tha Waddingham. “Është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë, por këtë vit, ndoshta më shumë se kurrë, është një nder i madh të qëndrosh krah për krah me Ukrainën, një vend që e ka mbajtur veten me kaq forcë dhe unitet. Është privilegji im i madh t’i bashkohem Eurovizionit këtë vit të të gjitha viteve“.

BBC pret që 160 milionë shikues ta shikojnë Eurovisionin në mbarë botën. Kostoja e organizimit do të jetë diku midis 8 dhe 17 milionë funte.

Biletat do të dalin në shitje së shpejti për finalen e Eurovizionit më 13 maj dhe nëntë shfaqje të veçanta që fansat do të mund të marrin pjesë, përfshirë edhe provat./UBTNews/

Exit mobile version