Guns N’Roses publikuan këngën e re pas 13 vjetësh. Të premten e javës së kaluar grupi legjendar publikoi këngën “Absurd”.
Kjo është kënga e parë e tyre që nga publikimi i albumit të vitit 2008, “Chinese Democracy”.

Rolling Stone raportoi se “Absurd” është në të vërtetë një version i ripërpunuar i një kënge të mëparshme të Guns N ‘Roses, “Silkworms”, e cila kurrë nuk u publikua zyrtarisht.
Grupi performoi këtë këngë gjatë një koncerti në Fenway Park në Boston, ku frontmeni i grupit, Axl Rose tha para audiencës: “Disa nga ju mund ta keni dëgjuar këtë këngë me një emër tjetër”./UBTNews