Manchester City i ka dhënë lamtumirën trajnerit Pep Guardiola pas ndeshjes së tij të fundit në krye të klubit. Ai e përmbylli aventurën me “Citizens” pas 10 sezonesh historike në krye të skuadrës.
Gjatë kësaj periudhe, Guardiola drejtoi ekipin në 593 ndeshje dhe fitoi gjithsej 20 trofe, duke përfshirë tituj të shumtë në Premier League dhe triumfin në Ligën e Kampionëve. Ai erdhi me filozofi të qartë loje dhe e shndërroi Cityn në një nga skuadrat më dominuese në Evropë.
Nën drejtimin e tij, Manchester City u bë simbol i futbollit modern me lojë sulmuese dhe dominim të vazhdueshëm në Angli dhe Evropë. Me këto arritje, Guardiola largohet si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit anglez.
