UBT News

Grupi muzikor ukrainas kërkon të shfaqet në koncertin bamirës në Birmingham

Anëtarët e grupit muzikor ukrainas kanë publikuar një video online, duke kërkuar t’iu mundësohet pjesëmarrja në një koncert bamirësie që do të mbahet javën tjetër në Birmingham. Antytila i dërgoi mesazh muzikantit Ed Sheeran përmes TikTok-ut.

Grupi kërkoi të përfshihej në Koncertin për Ukrainën, i cili zhvillohet në NEC të Birmingham të martën më 29 mars. Në koncertin bamirës do të marrin pjesë Ed Sheeran, Camila Cabello, Gregory Porter dhe Snow Patrol, dhe do të transmetohet në ITV.

Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për apelin humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive, i cili ofron ushqim, ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore për refugjatët në Ukrainë dhe vendet fqinje./UBTNews/

Exit mobile version