Pop grupi legjendar “Abba” ka befasuar fansat duke paralajmëruar albumin e parë pas 40 vitesh largim nga muzika.
“Abba Voyage” do të lansohet në muajin nëntor, para koncerteve “revolucionare” ku legjendat suedeze të muzikës do të interpretojnë hitet e tyre “Mamma Mia” e “Waterloo”.
Katërshja që u nda në vitin 1982, thanë se përfunduan në studio duke regjistruar këngë të reja, derisa ishin duke punuar për paraqitjet skenike.
“Në fillim kishim vetëm dy këngë, por pastaj menduam se duhet t’i bëjmë edhe disa të tjera”, tha Benny Andersson.
Ata realizuan dhjetë këngë të reja – dy nga të cilat u dhanë premierë gjatë një konference të enjten.
Këngët e reja do të interpretohen gjatë koncertit virtual të grupit, i titulluar gjithashtu “Abba Voyage”, i cili do të hapet vitin e ardhshëm në një arenë të ndërtuar posaçërisht për grupin, në lindje të Londrës./UBTNews