UBT News

Grupi BTS kthehet në skenë, fansave s’iu lejua të performojnë bashkë me grupin

Grupi korean BTS u rikthye në skenë në Seul të enjten për herë të parë qysh prej fillimit të pandemisë në fund të vitit 2019. Ky ishte i pari nga tri koncertet e parapara në turneun “Permission to Dance on Stage” në stadiumin olimpik të kryeqytetit.

Biletat për tri koncertet – në total 45 mijë – u shitën brenda minutash. Që nga performanca e fundit e BTS për fansat vendas në vitin 2019, grupi është forcuar edhe më tepër pavarësisht nga pandemia, me tre këngë në krye të Billboard-it dhe dy nominime për Grammy.

Për shkak të rregullave të COVID, fansave iu ndalua të këndojnë apo të brohorasin. Anëtari i grupit, Suga tha se ky koncert do të jetë i paharrueshëm, teksa u kërkoi fansave të festojnë në qetësi./UBTNews/

Exit mobile version