Pop grupi suedez, ABBA u rikthye të premten me albumin e ri “Voyage”, 40 vjet pas ndarjes.
Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad – që bashkë formojnë akronimin ABBA – nuk kanë nxjerrë ndonjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 – një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”.
“Voyage” u publikua në mesnatë në zona të ndryshme kohore, për t’i argëtuar fansat e kahmotshëm të grupit. Albumi ka gjithsej dhjetë këngë.
Albumi u incizua në studion e Bennyt në Stokholm./UBTNews