Anëtarët e pop grupit suedez, ABBA, i kanë kërkuar kandidatit presidencial, Donald Trump, që të mos i përdorë këngët dhe videot e grupit në fushata zgjedhore.
Hitet e grupit ABBA sikurse “The Winner Takes It All”, “Money, Money, Money” dhe “Dancing Queen” u shfrytëzuan gjatë një fushate të Trumpit dhe JD Vance më 27 korrik në Minesota, shoqëruar edhe me video.
“Së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ABBA, ne e kemi kuptuar se janë publikuar video ku muzika e ABBA është përdorur në fushatat e Trumpit, dhe për këtë arsye kemi kërkuar që të hiqen menjëherë”, thuhet në njoftimin e kompanisë diskografike të grupit Universal Music.
Sipas njoftimit, Trumpit nuk i është dhënë leje apo licencë për përdorimin e këngëve në fushatën e tij./UBTNews/