UBT News

Gruaja e Valon Behramit fiton të bronztën në Pekin

Skitarja zvicerane, Lara Gut-Behrami, e cila është bashkëshortja e futbollistit kosovar, Valon Behrami, ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pekin.

Gut-Behrami garoi në sllallomin e madh, ku suedezja Sara Hector fitoi medaljen e artë, ndërsa italiania Federica Brignone të argjendtën.

Gut-Behrami tani ka një tjetër medalje të bronztë, së bashku me atë që fitoi në Lojërat Olimpike të Soçit 2014.

Exit mobile version