UBT News

Griezmann në shitje

Skuadra katalunase, Barcelona po planifikon ta shesë gjatë verës sulmuesin francez, Antoine Griezmann.

Drejtuesit e skuadrës spanjolle nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit dhe dëshirojnë ta largojnë.

Barcelona për ta liruar Griezmannin po kërkon mbi 50 milionë euro.

Për sulmuesin 29-vjeçar interesim kanë shprehur skuadra angleze, Manchester Unitedi dhe ajo franceze, Paris Saint-Germain.

Griezmann në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 10 asistime.

Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024.

Exit mobile version