Greqia i ka dhuruar 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Shqipërisë. Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi përmes një postimi në Facebook se dozat kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik.
“1 220 070 vaksina antiCovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, shkroi ministrja në Facebook.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1 000 063 vaksinime, ndërsa 423 158 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid.