UBT News

Golden Globes rikthehet në televizion vitin e ardhshëm

Pas një viti të kaluar jashtë transmetimit, ndarja e çmimeve Golden Globes do të rikthehet në NBC në janar të vitit 2023. Golden Globes nuk u transmetua nga NBC këtë vit pas akuzave për racizëm, seksizëm dhe konflikt interesi. Madje u raportua se ka mungesë diversiteti mes votuesve.

Pas vendimit për ndërprerje të transmetimit, NBC kërkonte reforma nga organizatorët e ceremonisë.

Këtë vit ceremonia u mbajt privatisht. Kjo ishte hera e parë nga viti 2008 që Golden Globes nuk u transmetua në asnjë televizion.

Golden Globes është eventi i dytë më i rëndësishëm pas Oscars dhe NBC e ka transmetuar këtë ngjarje që nga viti 1996./UBTNews/

Exit mobile version