Gjyqi ndaj këngëtarit amerikan, R Kelly do të fillojë të mërkurën në një gjykatë federale amerikane në New York. Ylli i R&B akuzohet për shantazh, abuzim seksual dhe ryshfet; akuzat të cilat ai i ka mohuar.
Disa nga akuzat ndaj këngëtarit – emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly – datojnë më shumë se dy dekada. Nëse ai dënohet për të gjitha akuzat, ai mund të përballet me 10 vjet burgim.
Kelly është i njohur për hitet sikuse “Ignition”, “I Believe I Can Fly”, “Bump n’Grind” dhe “If I Could Turn Back the Hands of Time”.
Kelly dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij akuzohen për detyrim të grave dhe vajzave të mitura për të kryer marrëdhënie seksuale me këngëtarin. Këto thuhet se kanë ndodhur në fillim të karrierës së tij në vitet 1990.
Akuzat për abuzim seksual nuk janë të reja për muzikantin; ai është përballur me to për më shumë se 20 vjet./UBTNews