UBT News

Gjon Muharremaj fiton çmimin “Performuesi më i mirë zviceran” në MTV EMA 2021

Në mesin e atyre që fituan çmimet muzikore MTV Europe Music Awards të këti viti, ishte edhe artisti shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur në skenën muzikore si Gjon’s Tears, përcjell UBT News.

Ai u zgjodh si “Performuesi më i mirë zviceran”.

Se është ndarë shumë i kënaqur, ai e shprehu edhe në rrjetin social Instagram.

“Performuesi më i mirë zviceran! Ne ja dolëm, faleminderit të gjithë njerëzve të mi dhe fansave që votuan për mua. Pa juve, do të kisha qëndruar në shtëpi kështu që faleminderit për të gjitha. Faleminderit njerëzve që më mbështesin çdo ditë: Prindërve të mi, vëllait, gjyshit dhe grupit tim. Më keni bërë shumë të lumtur sot”, ka shkruar Gjon./UBTNews/

Exit mobile version