UBT News

Gjithçka që dimë deri më tani për albumin e ri të këngëtares së njohur, SZA

Pyetjet nuk kanë të ndalur rreth yllit të njohur të RnB, SZA. Fansat e saj janë në pritje për albumin e 2-të të artistes nga St. Louis Missouri, pas suksesit të albumit të parë komercial “CTRL”. Tashmë kanë kaluar pothuajse 4 vite që kur ajo ka publikuar ndonjë projekt.

SZA ka premtuar se së shpejti do të publikojë albumin e saj të radhës, duke treguar edhe artistët e tjerë me të cilët ka bashkëpunuar.

E pyetur se kush do të jetë pjesë e albumit të radhës, në intervistën e saj me Kerwin Frost ajo nuk zhgënjeu duke përmendur emra të njohur si: BROCKHAMPTON, Justin Timberlake, Post Malone dhe Jack Antonoff.

Këngëtarja amerikane gjithashtu duket se është e zënë pasi la të kuptohet se po plotëson edhe albumet e artistëve të tjerë. Ajo postoi një shkrim në Twitter duke thënë se kishin punuar në këngë bashkë me një yll tjetër si Lizzo.

“Mbrëmë punuam deri në orën 05:00 të mëngjesit me Lizzon, një eksperiencë e vërtetë, atmosferë e paharrueshme, e adhuroj mikeshën time”, postoi ajo në Twitter.

Çfarë mund të shpresojnë fansat nga projekti i ardhshëm?

E pyetur nga POPSUGAR për pritshmëritë e saj, ajo u shfaq e vendosur për t’i zbuluar ato: “Përcaktimi ka vdekur dhe është harruar, dhe askujt nuk i bën nder apo ndihmë”, tha ajo. SZA vazhdoi: “Mendoj se RnB u përdor si metodë për të përcaktuar muzikën e njerëzve me ngjyrë dhe artistët me ngjyrë të cilët shprehin ndenjat e tyre me një mënyrë emotive dhe ritmike përmes muzikës”, përfundoi ajo./UBTNews

(Ulis Hamiti, student i vitit të parë në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version