Nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Rrugova” në Kamzë, kanë tashmë një shkollë me standarde bashkëkohore dhe me kushte më të mira.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë e rikonstruktuar, si dhe dëshmi të nxënësve ekselentë që kanë përfituar bursa nga bashkia e Kamzës.
Rama tha se “në bashkinë Kamzë kanë përfituar bursa 378 nxënës ekselentë”.
“Mirëmëngjes dhe me këtë atmosferë e rrëfime nga gjimnazi i rilindur “Ibrahim Rugova”, tani me kushte ku e ku më të mira se ato para tërmetit dhe me lajmin e mirë, që në bashkinë Kamzë kanë përfituar bursa 378 nxënës ekselentë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Nxënësit u shprehën se pas shkëputjes nga pandemia erdhën në mjediset e shkollës dhe gjetën një ambient totalisht tjetër.
“Faleminderit për mundësinë e dhënies së bursës për nxënësit ekselentë. Është një tjetër motivim për ne, një tjetër shtysë për të arritur rezultete akoma më të larta”, u shpreh një nxënëse.