UBT News

Gjilan: Librave falas për mbi 12 mijë nxënës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, ka filluar sot shpërndarjen e librave falas për 12 mijë e 282 nxënës, përfshirë edhe mjetet didaktike për grup-moshën 5-6 vjeç, si institucionet parashkollore dhe çerdhet.

Nazim Gagica, drejtor i DKA-së, ka bërë të ditur se procesi i shpërndarjes së librave do të përfundojë javën e ardhshme për të gjitha institucionet edukative dhe arsimore të kësaj komune.

“Kemi pranuar librat nga Ministria e Arsimit dhe jemi duke i shpërndarë në bazë të numrit të nxënësve dhe shkollave të Komunës së Gjilanit. Janë të angazhuar të gjithë menaxherët dhe stafi i shkollave, përfshirë stafin e DKA-së. Dita e parë e shkollës do të jetë e kompletuar nga aspekti i literaturës dhe urojmë që gjithçka të ecë në bazë të planifikimit”, ka thënë ai

Exit mobile version