Hudson Madsen, djali i aktorit Michael Madsen, është gjetur i vdekur. Trupi i pajetë i Hudson Madsenit, i cili ishte vetëm 26-vjeçar, u gjet në ishullin Oahu në Hawaii dhe autoritetet dyshojnë se ai është vetëvrarë. Megjithatë nuk dihet kur ka ndodhur rasti tragjik.
Edhe familja e konfirmoi vdekjen e Hudson përmes një deklarate për media.
“Jemi të thyer dhe të pushtuar nga pikëllimi dhe dhimbja për humbjen e Hudsonit. Shpirti i tij i bardhë do të kujtohet gjatë nga të gjithë ata që e njihnin dhe e donin shumë. Ju kërkojmë respekt dhe privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë për ne. Faleminderit”, thuhej në deklaratën për media të familjes./UBTNews