Vathë, unaza dhe varëse janë gjetur nga gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit. Për këtë ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ato i përkasin mesjetës së hershme, prej shekulli VIII-IX deri në XI.
“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve. Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI”, shkruan ai në Facebook.
“Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbëror”./koha