UBT News

Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të parë

Këngëtari Zayn Malik dhe modelja amerikane, Gigi Hadid u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë.

Këngëtari ka publikuar një fotografi bardhë e zi, duke ia mbajtur dorën vogëlushes së tij.

“Dashuria që ndjej për këtë krijesë të vogël është përtej perceptimit tim”, shkroi ai krahas imazhit të publikuar në Instagram.

Gigi dhe Zayn janë bashkë që nga viti 2015./UBTNews

Exit mobile version