UBT News

Ghetto Geasy paralajmëron këngën e re

Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, ka nisur përgatitjet e projektit të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ai ka publikuar një imazh nga xhirimet e klipit, gjersa u ka parashtruar një pyetje ndjekësve.

“Kush e gjen me kë është bashkëpunim?”, ka shkruar ai.

Aludimet e ndjekësve ishin nga më të ndryshmet, ndërsa të shumtë kanë theksuar se po vjen në bashkëpunim me Agon Amigën.

Exit mobile version