UBT News

Genci së shpejti me projekt të ri muzikor

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Genc Prelvukaj ka paralajmëruar projektin e radhës. Në Instagram ai shpërndau një fotografi nga shesh-xhirimet e klipit, duke paralajmëruar kështu projektin e ri.

Siç njofton Genci, kënga titullohet “Sa herë”, dhe është ‘tjetër nivel’.

“Sa here”, publikohet javën që vjen. Harroni gjithçka tjetër që keni dëgjuar prej meje….sepse kjo është krejt tjetër nivel”, shkroi ai në Instagram.

“Atje”, mban titullin kënga e fundit e tij, e cila u prit mirë nga fansat./UBTNews

Exit mobile version