UBT News

Genc Prelvukaj rezultoi pozitiv me COVID-19

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Genc Prelvukaj rezultoi pozitiv me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një shkrimi në Facebook.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër këtyre shqetësimeve, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version