Andrew Garfield ka reflektuar për gënjeshtrëm se nuk do ishte në “Spider-Man: No Way Home”, duke e quajtur përvojën “shumë argëtuese”.
Aktori, i cili ripërsëriti rolin e tij si Peter Parker/Spider-Man së bashku me Tobey Maguire dhe Tom Holland në daljen e fundit të superheroit, komentoi shuarjen e thashethemeve në intervista të tjera gjatë muajve të fundit.
“Ishte stresuese, nuk do të gënjej”, tha ai për TheWrap. “Ishte mjaft stresuese, por edhe çuditërisht e këndshme”.
“Ishte sikur një lojë masive e Werewolf që po luaja me gazetarë dhe me njerëzit që hamendësonin, dhe ishte shumë argëtuese”, shtoi ai, duke iu referuar një loje për fshehjen e identitetit tuaj.
“Kishte momente ku thosha, ‘Zot, e urrej të gënjej.’ Nuk më pëlqen të gënjej dhe nuk jam një gënjeshtar i mirë, por vazhdova ta inkuadroja si lojë. Vazhdova ta imagjinoja veten thjesht si një fans të atij personazhi, gjë që nuk është e vështirë për t’u bërë”.
Garfield vazhdoi, “Do të doja që aktori të bënte një punë jashtëzakonisht të mirë për të më bindur se ai nuk ishte në të. Atëherë do të doja të humbisja mendjen në teatër kur instinkti im të vërtetohej i drejtë. Kjo është ajo që unë do të dëshiroja”./UBTNews/