UBT News

Garda skoceze performon këngën fituese të Ukrainës në Eurovision

Për nder të përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik, bendi i gardës skoceze ka performuar sot këngën e Ukrainës që triumfoi në edicionin e sivjetshëm të Eurovisionit, “Stefania”, në Horse Guards Parade në Londër.

Orkestra Kalush, e cila interpretoi këngën folk-rap, fitoi konkursin e këngës pas votave në favor të tyre.

Anëtarët e grupit kanë dalë në rrugë për të luftuar kundër agresorëve rusë vetëm disa javë para se të dilnin në skenë në Torino./UBTNews/

Exit mobile version