Para se të nis takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell ka dhënë një deklaratë se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por duhet të vazhdojë.
Por, si asnjëherë më parë, ai hasi në shumë vështirësi deri në përfundimin e kësaj deklarate.
Gabimet e tij, ishin të njëpasnjëshme.
Konferencën u përpoq ta niste kështu: “Okej? Mirëmëngjes. Sot së bashku me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak, do të mirëpresim…..ohhh, harroje këtë”.
Nuk ia doli të përfundonte fjalinë e parë të deklaratës së tij.
Ai vazhdoi të ketë pengesa. Nuk arrinte assesi të zgjidhte fjalët e duhura, pa gabuar ndonjërën prej tyre.
“Mirmëngjesi. Sot, në këtë moment….do të fillojë prapë!!!!….Mirmengjesi, sot së bashku…Tani, në këtë moment. Oh bre! Do të vazhdojë nga aty. A po?”, kështu përsëriti ai disa herë fjalinë me të cilën synonte ta niste deklaratën.
Kujtojmë se në orën 11:00, Borrell do të ketë takime bilaterale, te ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:15.
Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.