UBT News

Frontmeni i grupit Aerosmith në rehabilitim

Grupi Aerosmith njoftoi se do të anulojë koncertet e qershorit dhe korrikut në Las Vegas, pasi frontmeni i grupit, Steven Tyler, vullnetarisht hyri në rehabilitim.

Ylli i njohur i muzikës ka qëndruar larg drogave për më shumë se një dekadë, por iu kthye përdorimit të tyre pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjes, të cilat ia kishte përshkruar mjeku pas një operacioni në këmbë.

“Ne jemi tejet të pikëlluar të ndajmë lajmin me ju se duhet t’i anulojmë datat e koncerteve në Las Vegas për muajt qershor dhe korrik derisa ai të fokusohet në mirëqenien e tij”, deklaroi grupi.

Ishte planifikuar që grupi të fillonte performancën më 17 qershor në Las Vegas./UBTNews/

Exit mobile version