Franca triumfoi në edicionin e sivjetmë të konkursit të këngës, Junior Eurovision Song, që u mbajt në Yerevan të Armenisë.
13-vjeçari Lissandro mblodhi 203 pikë me këngën e tij “Oh Maman!”, duke e mposhtur Armeninë, e cila u pozicionua në vendin e dytë, Gjeorgjia në vendin e tretë dhe Irlanda në vendin e katërt.
Britania e Madhe u pozicionua në vendin e pestë me 146 pikë – pavarësisht se i mori votat e publikut.
Freya Skye e Britanisë së Madhe performoi live pasi kishte probleme vokale gjatë provave.
Derisa po e pranonte çmimin, Lissandro i emocionuar tha: “Jam shumë i lumtur, faleminderit të gjithëve. Vive La France”./UBTNews/