UBT News

Fjalimi i yllit të “Pink Floyd” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ngjalli reagime

Ylli i “Pink Floyd”, Roger Waters ka përdorur një fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të përsëritur pretendimin e tij të diskutueshëm se pushtimi rus i Ukrainës ishte “i provokuar”.

Muzikanti u ftua nga Rusia për t’iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai bëri thirrje për armëpushim dhe dënoi pushtimin “ilegal”, por gjithashtu denoncoi “provokatorët” në Perëndim që sipas tij janë përgjegjës.

Ambasadori ukrainas, Sergiy Kyslytsya e quajti fjalimin e Waters “një tjetër tullë në mur” të dezinformimit rus.

Rusia i kërkoi Waters-it t’i drejtohej Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh pas një interviste për një gazetë gjermane, në të cilën ai vlerësoi udhëheqjen e Vladimir Putin. Megjithatë ai i befasoi sponsorët për qëndrimin e tij për luftën në Ukrainë.

“Pushtimi i Ukrainës nga Federata Ruse është i paligjshëm. Unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm. Gjithashtu, pushtimi rus i Ukrainës nuk është i paprovokuar, ndaj edhe unë i dënoj provokatorët në termat më të ashpër të mundshëm”, deklaroi ai tutje.

Në vend që të përfaqësonte pikëpamjen e Rusisë, muzikanti tha se po fliste në emër të “katër miliardë vëllezërve dhe motrave” – shumica e popullsisë së Tokës./UBTNews/

Exit mobile version