UBT News

Fituesi i Eurovision mohon të ketë marrë drogë gjatë ngjarjes

Këngëtari kryesor i grupit italian, i cili fitoi në Eurovision Song Contest, ka mohuar që ka marrë drogë, pas spekulimeve në internet mbi pamjet që e tregojnë atë të mbështetur mbi një tavolinë.

Damiano David i Måneskin hodhi poshtë idenë se ai kishte marrë kokainë.

“Unë nuk përdor drogë. Ju lutem. Mos e thoni me të vërtetë”, tha ai në një konferencë shtypi.

Në një deklaratë, Eurovision tha se këngëtari do të “merrte një test vullnetar droge pasi të mbërrinte në shtëpi”.

Måneskin, i cili kishte qenë favorit për të fituar konkursin, mori çmimin kryesor me këngën e tyre “Zitti e buoni”.

Njerëzit në shtëpi spekuluan se çfarë po bënte këngëtari kur u shfaq me fytyrë të përkulur drejt një tavoline, ndërsa grupi festonte fitoren gjatë transmetimit direkt. Kur u pyet për incidentin gjatë një konference shtypi pas fitores së tyre, Damiano David tha se ai po shikonte poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.

Eurovision tha se këngëtari do t’i nënshtrohej një testi për të parë nëse kishte marrë ilaçe. “Kjo u kërkua prej tyre mbrëmë, por nuk mund të organizohej menjëherë nga EBU”, u bë e ditur në deklaratë.

“Grupi, menaxhmenti i tyre dhe shefi i delegacionit na kanë informuar se asnjë ilaç nuk ishte i pranishëm në Dhomën e Gjelbër dhe shpjeguan se një gotë ishte thyer në tryezën e tyre dhe ajo po pastrohej nga këngëtari. EBU mund të konfirmojë se xhami i thyer u gjet pasi një kontroll në vend”, thuhet në deklaratë.

Ata shtuan se janë ende duke shikuar pamjet me kujdes dhe do të përditësojnë informacionet në kohën e duhur.

Grupi më vonë gjithashtu reagoi ndaj pretendimeve në një story në Instagram, duke thënë se ata ishin të tronditur dhe nuk e falnin përdorimin e drogës.

“Ne me të vërtetë jemi kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur”, thuhet në deklaratën e grupit.

Måneskin kishte qenë favorit pavarësisht se numri i tyre nuk ishte tipik për Eurovision. Ata janë grupi i parë që fiton konkursin që nga viti 2006. Ata gjithashtu i dhanë Italisë fitoren e saj të parë që nga viti 1990.

Francezja Barbara Previ doli e dyta me Voilà, ndërsa Gjon’s Tears doli i treti me baladën e tij “Tout l’Universe”./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version